Atalanta e nisi aty ku e la përpara se koronavirusi të bllokonte futbollin. Lojë ofensive, dominim i kundërshtarit dhe gola pafund. 4-1 fituan në shtëpi djemtë e Gasperinit kundër Sassuolos, vendi i katërt në renditje dhe tani tentohet të arrihet Interi që është 6 pikë larg.
Berat Djimsiti zhbllokoi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 16-të, i dyti në Serie A për këtë sezon. Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, ishte ndër më të mirët e skuadrës nga Bergamo dhe u vlerësua shumë performanca e tij.
“Thjesht perfekt, në mbrojtje dhe në sulm. Shënon golin që hap vallëzimin e Atalantës, më pas mbyllet pas në mbrojtje dhe nuk lë askënd të kalojë“, shkruhet në mediat italiane për mbrojtësin shqiptar, i cili ishte ndër më të mirët e Atalantës bashkë me Papu Gomez dhe Zapatën. /abcnews.al