Kryeministri Haradinaj “sulmon” Brukselin

schedule12:09 - 5 Prill, 2018

schedule 12:09 - 5 Prill, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me BE-në lidhur me qëndrimin ndaj Kosovës.
Haradinaj u shpreh se nëse Brukseli nuk ka kapacitet për të ndihmuar Kosovën, atëherë duhet të kërkojë ndihmë.
Dhe nëse nuk e bën këtë, atëherë, sipas Haradinajt, duhet të tërhiqet në mënyrë që Kosova ashtu si dhe në të kaluarën t’i bëjë vetë punët e saj.
Kryeministri i Kosovës, duke iu referuar situatës në veri të vendit, akuzoi Brukselin, si ndërmjetësues në bisedimet me Serbinë, se po lejon Beogradin të shkelë ligjin në territorin kosovar.
Haradinaj së bashku me Presidentin Thaçi dhe liderin e Vetëvendosjes Kurti kanë qënë të pranishëm në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!