Ndalohet doganier në qytetin e Sarandës. Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale I.I. është ndaluar për shkak se është konfliktuar fizikisht me kolegun e tij.
Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë në lagjen nr.4 në Sarandë.
“Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim I. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, me profesion agjent doganier.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është përfshirë në një konflikt në datën 17.06.2020, në lagjen nr.4 Sarandë, ku në Portin e Sarandës dyshohet se ka goditur fizikisht një punonjës tjetër doganier, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, njofton policia./abcnews.al