Femrat aziatike janë gjithmonë në formë të shkëlqyer, dhe ajo që bën përshtypje është si ia dalin të ruajnë linjat edhe në një moshë të rritur. Një faktor kyç është gjenetika, por edhe traditat dhe zakonet gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm.
Disa nga sekretet e tyre që duhet t’i keni parasysh në mënyrë që të keni një formë fizike më të mirë, janë renditur më poshtë, shkruan abcnews.al.
Përdorin çaj në vend të ujit të ftohtë

Në ndryshim nga europianët, aziatikët në vend të ujit të ftohtë preferojnë të përdorin çaj jeshil. Kjo për shkak se sipas tyre, uji i ftohtë, veçanërisht në kombinim me ushqime të yndyrshme, ngadalëson procesin e tretjes dhe si rezultat mund të shkaktojë shtim në peshë.
Konsumojnë ushqime të fermentuara

Këto ushqime veprojnë si probiotikë natyralë dhe kontribuojnë në humbjen e peshës, veçanërisht humbjen e yndyrës viscerale e cila grumbullohet rreth organeve të barkut.
Hanë në porcione të vogla

Me siguri nuk do t’ju vijë mirë të shihni pjatën tuaj të mbushur plot e përplot, ndërkohë që mund të kishit zgjedhur porcione më të vogla. Sipas një studimi të Cornell University, reduktimi i porcioneve ju ndihmon jo vetëm të ruani peshën aktuale, por edhe të humbisni më shpejt kilogramët e padëshiruar. /abcnews.al


