Projekti francez, njësi të re ushtarake ndërkombëtare

schedule23:00 - 4 Prill, 2018

schedule 23:00 - 4 Prill, 2018

Qeveria franceze planifikon t’i japë jetë qershorin e ardhshëm një njësie ushtarake për përballimin e krizave, që do të veprojë krahas atyre ekzistuese të Bashkimit Europian. Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë Ministrisë franceze të Mbrojtjes, sipas të cilave për këtë nismë Parisi zyrtar ka qenë në kontakt me qeveritë e një sërë vendesh, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Britaninë dhe Danimarkën, me të cilat ka ngritur edhe një grup pune. Synimi i këtij projekti është bashkimi i vendeve me kapacitete ushtarake dhe vullnet politik për të bashkëpunuar për përgatitjen e njësisë, hartimin e analizave të përbashkëta për situatat e krizës dhe reagimin e shpejtë të trupave taktike. Një prej burimeve ka deklaruar më tej se, njësia nuk do të jetë ekskluzivitet vetëm i vendeve të Bashkimit Europian dhe vende jashtë Unionit, si për shembull Britania, mund t’i bashkohen asaj. Lajmi vjen në një kohë kur Perëndimi ka ftohur marrëdhëniet me Rusinë, në mbështetje të të cilës ka dalë Kina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!