Janë mbyllur tre takimet e Kategorisë së Dytë, ku janë shënuar plot 17 gola. Partizani B vazhdon ecurinë e fitoreve dhe sot ka mposhtur me rezultatin 1-6 në transfertë ekipin e Mirditës. Bërdufi me dopietë, Palluqi, Gjeci, Delia dhe Balla ishin autorët e golave për “Demat”.
Barazim spektakolar mes Luzi 2008 dhe Vorës, me rezultatin 3-3. Kjo sfidë u vendos vetëm në sekondat e fundit, ku të dyja skuadrat shënuan nga një gol. As tensioni nuk mungoi, pasi Luzi 2008 e mbylli me 10 futbollistë.
Sopoti ka mposhtur me rezultatin 0-4 ekipin e Klosit. Polisi realizoi një tripletë për miqtë, ndërsa Memoci iu bashkua listës së golashënuesve në minutën e 81-të./abcnews.al