Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, është bërë pjesë e mediave rozë në ishullin britanik. Anësori i kampionëve të Premier League i është rikthyer dashurisë së tij të vjetër, ndërkohë që është i martuar me Lauryn Goodman.
Mediat në Angli kanë disa muaj që shkruajnë për këtë gjë, por tashmë çdo gjë është e sigurt. Walker është parë në muajin mars me ish-të dashurën e tij, Annie Kilner, në makinën e tij Bentley që kushton plot 200,000 £.
Mbrojtësi pati dhe një fëmijë me Goodman në muajin prill, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar. Sipas mediave Kyle ka kaluar vetëm 1 natë me Lauryn, por më pas mësoi se ajo ishte shtatzanë. Tashmë duket se ai do ti kthehet dhe një herë lidhjes me Kilner, ku bukuroshja do ti japë atij një shans të dytë. /abcnews.al