Deputeti i opozitës Andi Përmeti e cilësoi një dakordësi për të mos ndryshuar asgjë se sa një Reformë Zgjedhore marrëveshjen e firmosur sëfundmi mes palëve me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
I ftuar në studion e Abc News me gazetaren Suela Demiri, deputeti theksoi se i gjithë aksioni politik i PD-së me protesta dhe kundërshti për muaj me radhë përfundoi në një tender diku tek 15 milion euro për identifikimin biometrik të votuesve.
Ndër të tjera, ai tha:
E gjitha përfundoi në një tender diku tek 15 milion euro për një identifikim elektronik. Nuk është Reformë Zgjedhore, por një dakordësi për të mos ndryshuar asgjë. Jo që nuk është zgjidhur asgje sa i përket procesit zgjedhor në vend, por ka mbetur njëlloj edhe për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme.
Përmeti tha se partitë e mëdha gjithnjë i kanë vjedhur votat e aleatëve të tyre më të vegjël dhe duket se edhe mungesa e vullnetit për të depolitizuar administratën zgjedhore rrjedh nga ky qëllim i mbrapshtë.
“Nuk besoj se do të ndryshojë ndonjë gjë të madhe. Identifikimi biometrik do të bëhet përmes kartës së identitetit. Më herët shkonte vetë votuesi, tani çon kartën.
Një ndyrshim i rendësishëm do të ishte depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore që nuk u arrit. Palet mbajtën militantët e tyre në administratë.
Ndër vite partitë e madhë kanë vjedhur votat e aleatëve të tyyre apo të partive të tjera. Ndoshta është mbajtur ky sistem për të futur duart në votat e pqartive të voogla“, u shpreh ai. /abcnews.al