Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Punojnë me energji të erës dhe me energji diellore, kush do e dëshironte një shtëpi të tillë?

schedule21:17 - 19 Qershor, 2020

schedule 21:17 - 19 Qershor, 2020

Një shtëpie e vogël në formë veze është krijuar në nga Ecokapsula, e cila është nxjerrë në treg prej një shumë vetëm 90 mijë dollarë.

Ecokapsula krijon shtëpi të vogla që punojnë me energji të erës dhe me energji diellore, të cilat mund të vendosen në një bazë rimorkio për gati 90,000 dollarë.

Ndërkohë shtëpia e vogël u projektua për herë të parë nga Nice Architects për një arkitekturë dhe konkurs projektimi të vitit 2008.



Mediat e huaja bëjnë me dije se Ekokapsula nuk fitoi konkursin, ndërtesa u zgjodh si një nga dizajnet më interesante në konkurs, dhe prodhuesit e saj morën reagime mjaft pozitive për t’i inkurajuar ata të ndërtonin edhe shumë shtëpi të tjera.

Vite më vonë, projekti i parë i Ecocapsule u përfundua zyrtarisht në vitin 2014. Synimi fillestar ishte të ndërtonim shtëpinë për njerëzit që dëshironin të jetonin në natyrë për një periudhë të zgjatur kohe – ose si një zgjidhje e shpejtë strehimi për nevoja të reagimit të shpejtë.

Ecocapsule është një kompani nga Sllovakia që merret enkas me prodhimin e shtëpive që përdorin energjinë e erës edhe energjinë diellore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!