Tifozët juventinë ende nuk e kanë përtypur humbjen në kupë kundër Napolit. Kupa e Italisë ishte trofeu i dytë radhazi që bardhezinjtë humbasin, pas humbjes në finalen e Superkupës së Italisë në dhjetor kundër Lazios.
Gjithsesi, mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, duket se e ka hedhur pas krahëve atë natë në “Stadio Olimpico”. Holandezi ka kaluar disa çaste në liqenin e Comos së bashku me të dashurën e tij, Anne Molenaar.
Modelja ka postuar një foto në “Instagram”, ku duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Tashmë ajo humbje ka kaluar dhe Juventusi, rikthehet sërish në fushë të hënën, kësaj radhe kundër Bolognas në ndeshjen e vlefshme për Seria A. /abcnews.al