Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kontrata për mua vlen zero, iki që tani!”, prapaskena e Gatussos

schedule21:59 - 19 Qershor, 2020

schedule 21:59 - 19 Qershor, 2020

Prapaskenë interesante te Napoli disa muaj më parë… E përditshmja italiane, “Il Mattino”, që është edhe me seli në Napoli, ka treguar një prapaskenë sa i përket Gennaro Gattusos, trajnerit që fitoi trofeun e parë në karrierë, Kupën e Italisë, pasi ekipi i tij mposhti me penallti Juventusin.

Në janar, teksa u prek fundi me humbjen në “San Paolo” 0-2 ndaj Fiorentinas, trajneri në mbledhjen me presidentin dhe të birin e tij, deklaroi si burrat edhe përpara ekipit: “Kontrata për mua nuk vlen! Nëse mendoni se jam e keqja dhe se nuk mund t’iu nxjerr dot nga kjo situatë, mund edhe të largohem pa problem”.

Gjithsesi, De Laurentiis preferoi të vazhdonte dhe pati durim me Gatusson, durim që u shpërblye pikërisht me fitim e Kupës së Italisë. Gatusso është një trajner i veçantë…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!