Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë mes Flamurtarit dhe Partizanit. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 36-të. Gjuajtja e Bruno Telushit nga goditja e dënimit, u prit nga portieri Moçka dhe aty përfitoi mbrojtësi Bitri, i cili s’e pati të vështirë për të shënuar.
https://streamable.com/r5jpkx
Gëzimi i “Demave të Kuq” zgjati shumë pak. Kuqezinjtë u hodhën në sulm dhe barazuan pas dy minutave. Ardit Hoxha krosoi nga e majta dhe braziliani Indio Oliveira dërgoi topin në rrjetë.
https://streamable.com/uilpuh
Një rezultat aspak i kënaqshëm për skuadrën e Sormanit, që nuk ka alternativa të tjera përveç fitores, ndërsa Flamurtari, që ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë, vijon të luajë fort kundër çdo rivali. /abcnews.al
Flamurtari-Partizani 1-1
(Indio Oliveira 38′ / Bitri 36′)