Rama tha se është i infektuar, reagon Budina: Do e padis, nuk e kam parë përgjigjen e testit

schedule16:54 - 19 Qershor, 2020

schedule 16:54 - 19 Qershor, 2020

Regjisori Robert Budina ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ai dhe i vëllai Edmond Budina janë të infektuar me koronavirus.

Në një intervistë për Syri Tv, regjisori Budina u shpreh se do të kallëzojë penalisht kryeministrin Rama, ministren e Shëndetësisë dhe të gjithë ata që i bënë testin.

Sipas Budinës, edhe nëse është e vërtetë që ai ka dalë pozitiv me Covid-19, kryeministri nuk mund të publikonte emrin e tij.

Ne kemi në dorë të jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe ti shërbejmë vendit. Ata e bëjmë që të  trembin njerëzit që të mos dalin në protesta. Por unë iu them njerëzve të mos kenë frikë. Të mos merren me gënjeshtrat e kësaj qeverie. Me ç’të drejtë ai kryeministër edhe sikur të jetë e vërtetë nxjerr emrin tim?

Më duket e padrejtë dhe është e orkestruar politikisht. Jam shumë i trishtuar që demokracioa e vendit tim vuan kaq shumë. Unë kryeministrin do ta ndjek penalisht, jo vetëm kryeministrin zonjën që më bëri testin, ministren e Shëndetësisë. Duhet të japin llogari se jam i bindur që kam gënjyer. Nuk mund ta nxjerrë kryeministri përpara se unë të marr përgjigjen. Ky kryeministër nuk po pyet as për shëndetin e njerëzve. Mënyra se si ishte kërkuar të bëhej testi jonë është qartësisht e orientuar politikisht situata. Është një shkelje e të drejtave të mia, por mbi të gjitha edhe demokracisë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE: Rama tha se është me Covid-19, bashkëshortja e Robert Budinës e mohon: Të na testojnë

Më tej, Budina shprehet se kjo që ndodhi është e orkestruar politikisht. Regjisori thotë se nuk e ka parë testin, dhe se e kanë njoftuar vetëm në telefon.

“Unë them që njerëzit duhet të jenë më të shqetësuar nga situata politike. Nga një kryeministër që tha se do të jepte pagën e luftës. Kjo është e keqja më e madhe më shumë se covid real. Mjafton që njerëzit të kujdesen për veten e tyre. Duhet të bëjnë kujdes padiskutim. Në sheshe të hapura nuk është ky rreziku.

Unë nuk e kam parë përgjigjen e testit. Me telefon më lajmëruan. Nuk më kanë çuar asnjë dokument, asnjë shkresë. Ndaj them se është e orkestruar. Jam shumë i trishtuar. Do ti drejtohem rrugëve private, do të ndjek të gjithë hapësirën ligjore për të kallëzuar kryeministrin, ministren e shëndetësisë dhe të gjithë njerëzit që kanë bërë këtë. Edhe nëse është e vërtetë ata nuk kanë të drejtë të më shkelin të drejtat. Unë jma vetëkarantinuar, duhet të tregohemi që të jemi të përgjegjshëm”, tha ai. /abcnews.al