Rama tha se është me Covid-19, bashkëshortja e Robert Budinës e mohon: Të na testojnë

schedule16:28 - 19 Qershor, 2020

schedule 16:28 - 19 Qershor, 2020

Kryeministri Rama njoftoi sot përmes një postimi në Twitter se vëllezërit Edmond dhe Robert Budina ishin me koronavirus.

Ndërkohë, në një reagim për abcnews.al, bashkëshortja e Robertit e cilësoi deklaratën e kryeministrit të pavërtetë duke kërkuar ndërkohë që ISHP të shkojë t’i bëjë testin asaj dhe fëmijëve nëse mendon se i shoqi është pozitiv me koronavirus.

Lexo edhe: Ishin tek varrimi i hallës, pse ISHP insistoi tek tamponi i vëllezërve Budina

“Pas publikimit të lajmit nga kryeministri se Robert Budina është me COVIOD 19 , ISHP duhet të vinte urgjentisht në shtëpinë tonë që t’na bënte testin mua dhe fëmijëve urgjent”, ka tha bashkëshortja e Robert Budinës.

“Ka dalë lajmi që Berti është me COVID, ndërkohë që Berti s’është fare me COVID. Kjo është gënjeshtër, kanë nxjerrë emër dhe mbiemër dhe më kanë stresuar fëmijët”, vijoi ajo. /abcnews.al