Rifillimi i futbollit nuk ka qenë i lehtë. Gjërat nuk janë si më parë, teksa ndeshjet po luhen pa tifozë. Gjithashtu një numër i madh ndeshjesh po zhvillohet brenda një periudhë të shkurtër.
Dynamo Dresden është një nga klubet që po e ndjen më së shumti diçka të tillë, pasi iu desh të izolohej për shkak se në ekipin e tyre pati të infektuar me COVID-19.
Ohje… #KSVSGD pic.twitter.com/DnH640ANW7
— David Stadler (@iamstadler) June 18, 2020
Klubi gjerman që renditen në vendin e fundit në Bundesliga 2 do të duhet të luajë 7 ndeshje në 19 ditë dhe një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, mbrojtësi Chris Lowe, ka reaguar ashpër.
31-vjeçari e ka me DFL (liga e futbollit në Gjermani), teksa ka deklaruar: “Nuk ka rëndësi për ta. Në fund jemi ne ata që duhet të paguajmë atë dreq çmimi për m**** e tyre”.