Epidemia e radhës e koronavirusit në Pekin, që ka infektuar më shumë se 100 persona, do të jetë testi i fundit që i bëhet strategjisë së ndjekur nga Kina për ta përballuar dhe menaxhuar krizën.
Të mërkurën, Wu Zunyou, epidemiologu drejtues në Qendrën Për Kontrollin e Sëmundjeve në vend ka deklaruar se epidemia në Pekin është “nën kontroll”.
Ëu deklaroi se me shumë mundësi do të ketë në vazhdim raste të konfirmuara të lidhura me vatrën e tregut të peshkut, por ai shtoi se këto nuk do të jenë transmetime të reja.
“Raste të reja të diagnostikuara çdo ditë nuk do të thotë që janë domozdoshmërisht infeksione të reja dhe fakti që epidemia është nën kontroll nuk do të thotë që do ketë zero raste të reja nesër,” shtoi Wu.
Epidemiologu drejtues u shpreh se nuk pritet që ndodhë ndonjë epidemi të re në Pekin, duke marrë parasysh numrin e lartë të rasteve globale.
“Për sa kohë ka rreziqe nga rastet e importuara..që mund të ndodhin kudo në Kinë. Nga kjo pikëpamje, (epidemia në Pekin) është normale,” deklaroi ai. /abcnews.al/