Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vazhdojnë thumbimet ndaj CR7: Largimi i tij nuk u ndje, Messi më i miri!

schedule16:43 - 18 Qershor, 2020

schedule 16:43 - 18 Qershor, 2020

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka thumbuar Cristiano Ronaldon me deklaratën e tij më të fundit. Kreu i futbollit spanjoll tha se largimi i Cristianos nga Real Madrid te Juventus, nuk është ndjerë aspak.

“Normalisht, largimi i Cristiano Ronaldos i acaroi tifozët e Real Madrid”, tha fillimisht kreu i La Liga-s. “Kampionati spanjoll është platforma e duhur për të parë në fushën e lojës kampionë të shumtë dhe yjet më të mëdhenj të futbollit.

Por vetëm Lionel Messi është ndryshe, ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Nëse Messi do të largohej nga kampionati spanjoll, mungesa e tij do të ndihej shumë. Messi është ikonë e futbollit spanjoll dhe dua që ai të tërhiqet nga futbolli duke luajtur në Spanjë”, përfundoi Tebas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!