Ky është pacienti i ri zero në Kinë, e mori Covid-19 në një market peshku

schedule15:39 - 18 Qershor, 2020

schedule 15:39 - 18 Qershor, 2020

Mediat kineze kanë zbuluar emrin e personit që bleu peshk në një treg të madh peshku, i cili mendohet të jetë “pacienti zero” i epidemisë së re të koronavirusit në vend.

Besohet se 52-vjeçari Tang ishte personi i parë që u diagnostikua me Covid-19 në valën e re të rasteve në kryeqytetin e kinez. Pacienti i tha një gazetari se kishte vizituar një qendër shitjeje me shumicë pasi fëmijët e tij donin që të hanin peshk.

Kina i ka forcuar më tej masat e saj kufizuese nga frika e një epidemie të dytë koronavirusi pasi qyteti i Pekinit regjistroi 158 raste të reja me koronavirus brenda një jave.

Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë Tang ndëra merrte kujdes shëndetësor në një spital rajonal dhe teksa u tregon gazetarëve rreth udhëtimit të tij në market më 3 qershor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!