Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Vëllezërit binjakë’ me 10 vite diferencë mes tyre

schedule15:52 - 18 Qershor, 2020

schedule 15:52 - 18 Qershor, 2020

Një grua kineze ka lindur një djalë të shëndetshëm, nga një embrion i ngrirë për 10 vjet, një dekadë pas lindjes së djalit të saj të madh të ngjizur me IVF.  Djali i madh i 41-vjeçares, Lu Lu lindi në qershor të 2010-ës, në Spitalin e Shëndetit të Nënave dhe Fëmijëve në Hubei të Kinës, ndërsa djali i vogël, Tong Tong, lindi të martën në po të njëjtin spital.

“Nga pikëpamja mjekësore, Lu Lu dhe Tong Tong janë vëllezër binjakë,” tha Zheng Jie, një mjek në këtë spital.  Sipas spitalit, Wang iu nënshtrua metodës së fertilizimit in vitro, pas disa tentativash të dështuara për të mbetur shtatëzënë. Dr Zheng, e cila trajtoi zonjën Wang në vitin 2009, tha se embrioni u vendos në trupin e Wang në tetor të vitit të kaluar.

 



The boy who was born from a decade-old frozen embryo weighed 3.48 kilograms at birth

 

Wang tha që ajo dhe burri i saj vendosën të kishin një fëmijë tjetër sepse djali i tyre, Lu Lu, vazhdonte t’i pyeste për një motër ose vëlla më të vogël. Çifti u kthye në të njëjtin spital për të realizuar dëshirën e tij. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!