“Nuk besoj te listat e hapura”, Rama: Kërcënimet e shantazhet tregojnë sa të vegjël jeni

schedule12:15 - 18 Qershor, 2020

schedule 12:15 - 18 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se listat e hapura nuk janë zgjidhje dhe nuk kanë për të sjellë cilësi në vend.

Gjithashtu Rama theksoi se vota e diasporës nuk është harruar, ndërsa shtoi se është një proces që kërkon kohë. Ndërkohë kryeministri duke iu drejtuar opozitës theksoi se do të ishte mirë të mos shpifin dhe sulmojnë çdo ditë.

“Mos na tundoni se ajo marrëveshje ka krijuar kushte pozitive, në raport më partnerët, është një kthim i madh mbrapa ky që kemi bërë të gjithë ne, që Shqipëria të mos bëhet muhabet kafenesh në Europë. Këtë fije peri duhet ta ruajë mirë Lulzim Basha dhe të mos shpifin e mos sulmojnë çdo ditë”, tha Rama.

Lexo edhe: Rama: Hera e parë që Brukseli i thotë një vendi bej Reformën Zgjedhore, u “qurravitët” te ndërkombëtaret

Më tej kryeministri paralajmëroi opozitën të heqë dorë nga kërcënimet dhe shantazhet.

“Unë nuk besoj një sekondë të vetëm që listat e hapura sjellin demokraci apo cilësi. Listat e hapura kanë problematikat e tyre. Është e pavërtetë që listat e hapura e kthejnë kryetarin  e një partie në njeri si gjithë të tjerët. Përgjegjësia e lidershipit është aty në të gjitha rastet.

Lexo edhe: Rama batuta me Alban Zenelin: Pak qeros e pak me maskë, ku e ke gjetur në formë hunde?!

Të gjitha gratë dhe vajzat që janë këtu janë nga listat e mbyllura. Transformimi i madh në përmbajtje të Parlamentit, balancimi gjinor është nga listat e mbyllura.

As nuk mund të na impononi gjë, as mos na kërcënoni, mos u bëni se ata që ikën se me kërcënime dhe shantazhe PS e tundoni t’ju tregojë sa të vegjël jeni. Ne jemi gati të gjejmë një zgjidhje në shqip, jo në anglisht si përfaqësues të partive politike”, tha Rama.

Në përfundim të fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend Rama theksoi se vota e diasporës nuk është e harruar.

“Është një sistem i tërë që kërkon kohën e vet, por nuk janë harruar”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij kishte edhe ndërhyrje nga salla. Rama iu përgjigj deputetit Kujtim Gjuzi duke theksuar se është i hapur për referendum.

“Gjuz një gjë, unë jam i hapur për referendum, por monarki nuk do të ketë sepse fiton ti dhe bëhesh mbret. Zonja Hajdari unë me Lulin të bëjmë diktaturë!? Mendoj që do të ishte e kundërta. Të jeni të sigurt se Shqipëria nuk është kërcënuar dhe nuk do të kërcënohet, nga diktatura. Të jeni të qetë”, tha më tej Rama./abcnews.al