7 situata në një lidhje kur gënjeshta nuk është “mëkat”

schedule09:27 - 18 Qershor, 2020

schedule 09:27 - 18 Qershor, 2020

Shpesh njerëzit preferojnë që t’i gënjesh me një qëllim të mirë sesa t’i tregosh të vërtetën e hidhur, sipas studiuesve. Kjo tregon se ka disa situata që në një mënyrë apo një tjetër është mirë që partnerit tënd t’i thuash një gënjeshtër dhe të mos ndihesh fare në faj.

Studimet tregojnë se ‘gënjeshtrat e bardha’ ndihmojnë në forcimin e besimit në një lidhje, dhe sipas ‘Bright Side‘ ka disa momente specifike kur ju lejohet të gënjeni, të cilat cilësohen si të pranueshme dhe madje të dobishme, shkruan abcnews.al.

Kur ndodheni në një marrëdhënie abuzive

Nëse po kërkoni ndihmë ose po përpiqeni të largoheni nga partneri, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në mënyrë që të mos provokoni sjellje agresive të mëtejshme. Ju mund të duhet të gënjeni për veprimet tuaja, thirrjet telefonike dhe kontaktet e tjera që keni bërë.

Kur partneri juaj ju pyet se ç’ndjeni për njerëzit e tjerë

Kjo bën pjesë tek pyetjet e vështira, prandaj edhe mund të gënjeni fare pak. Nëse ju pyet sa shumë e keni dashur ish-in mund edhe të luani me të vërtetën, për hir të marrëdhënies aktuale.

Kur po ndaheni dhe nuk dëshironi t’i shkaktoni më shumë dhimbje

Nuk është kurrë e lehtë t’i thuash partnerit se kërkon të ndahesh, ndaj duhet të gjesh mënyra të zgjuara për t’i treguar se gjithçka ka përfunduar. Nuk është e nevojshme të bëni një listë me ankesa, por mjafton të thoni diçka të tillë si “Nuk është problemi tek ti, por tek unë”. Kjo do t’ju ndihmojë të ruani respektin dhe t’i ndani rrugët në mënyrë paqësore.

Kur kërkoni t’i jepni fund një debati

Kur ju dhe partneri juaj nuk mund të bini dakord për diçka, kjo shkakton shumë tension dhe stres. Nganjëherë, duhet të pretendoni të pranoni këndvështrimin e partnerit tuaj, edhe nëse keni një mendim krejtësisht ndryshe.

Kur partneri ju bën një dhuratë të shëmtuar apo gatuan diçka jo dhe aq të shijshme

Vendosni mirësjelljen mbi të vërtetën, që njeriu i zemrës të mos ndihet keq. Nëse ai/ajo blen diçka që nuk ju pëlqen, apo gatuan një ushqim që nuk është dhe aq i shijshëm, pretendoni sikur e keni pëlqyer. Partneri juaj ka investuar kohë, përpjekje dhe para për t’ju bërë të ndjeheni mirë.

Kur doni të anuloni një takim pa një arsye të fortë

Në këtë rast, është më mirë të shpikni një arsye të besueshme për të anuluar takimin. Ndonjëherë, veçanërisht në një marrëdhënie të re, na duhet pak hapësirë për t’u marrë me çështjet tona ose kohën për t’u çlodhur dhe kjo është diçka normale.

Kur zgjedhja e rrobave dhe modeli i ri i flokëve i partnerit është një tmerr i vërtetë

Nuk mund t’i ndryshoni zgjedhjet e parnterit tuaj, por e rëndësishme është ta vlerësoni atë për zgjuarsinë dhe respektin që tregon ndaj jush. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!