Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja e rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton masa të reja

schedule18:42 - 17 Qershor, 2020

schedule 18:42 - 17 Qershor, 2020

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, ka paraqitur në mbledhjen e qeverisë kërkesën e vet të koordinuar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike që obligon institucionet private dhe publike riorganizimin e punës.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit IKSHPK na ka rekomanduar si Ministri e Shëndetësisë dhe pas takimit me komitetin për parandalimin e pandemisë COVID-19 kërkoj që të përkrahni vendimin për aprovim që konsiston që të gjitha institucionet private dhe publike organizohen të organizojnë punën në distancë fizike ose nga shtëpia online”, tha Ministri Zemaj.

Më tej,  ministri Zemaj ka bërë të ditur gjithashtu se institucionet e qeverisë dhe inspektorët janë të detyruar të ndërmarrin masa në funksion të respektimit të masave të reja.



“Të gjitha institucionet publike dhe private obligohen të shtojnë kontrollet rigoroze të mbajtjes së maskave, obligohen të organizojnë punën me stafin e tyre në përputhje me manualin, obligohen nga institucionet e qeverisë së Kosovës dhe inspektoratet relevante të marrin masa për respektimin e këtij vendimi.”, tha Zemaj.

Zemaj gjithashtu ka bërë të ditur se vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe tutje Hoti ka kërkuar që të respektohet manuali për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!