VIDEO/ Aksidentohet me makinë kryeministri britanik, Boris Johnson

schedule17:11 - 17 Qershor, 2020

schedule 17:11 - 17 Qershor, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson është përfshirë në një aksident pasditen e sotme, teksa po largohej nga Parlamenti.

Johnson ishte në një makinë duke dalë përmes portave të Pallatit të Westminster dhe mbi Sheshin e Parlamentit në Westminster kur një protestues doli në rrugë për të sulmuar eskortën e Kryeministrit.

Kalimintar të rastit tregojnë momentin, kur një protestues kurd kërcen para ‘Jaguarit’ të kryeministrit britanik  teksa ai po largohej.

Shoferi i makinës frenoi menjëherë për të shmangur demonstruesin, duke shkaktuar përplasjen me një Range Rover.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se një burrë është ndaluar nga policia, ndërsa është shtrirë në tokë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!