Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

5 mënyra të provuara shkencërisht për të qenë më të lumtur

schedule09:46 - 17 Qershor, 2020

schedule 09:46 - 17 Qershor, 2020

Ndonjëherë, mund të ndjeheni sikur të gjitha problemet rëndojnë mbi ju, por kur shikoni përreth njerëz që vazhdojnë të bëjnë një jetë të lumtur, ajo që ju vjen në mendje është pyetja: Si ia arrijnë këta persona që pavarësisht stresit dhe problemeve në jetën e përditshme, të qeshin kaq lirshëm dhe të përcjellin pozitivitet.

Të arrish të ndihesh i lumtur në vetvete, mund t’ju duket e vështirë, por në fakt, ekzistojnë disa metoda të provuara shkencërisht që mund t’ju ndihmojnë të arrini lumturinë e kërkuar, shkruan abcnews.al.

Pini çaj jeshil



Që në lashtësi, çaji jeshil është vlerësuar për cilësitë qetësuese dhe relaksuese. Studimet tregojnë se njerëzit që konsumonin çaj jeshil ishin më të relaksuar, të vëmendshëm dhe në një gjendje më të mirë të shpirtërore.

Bëni ushtrime fizike

Ushtrimet çlirojnë proteina dhe endorfina në tru që ju bëjnë më të lumtur, duke vepruar si një kurë për depresionin, ankthin dhe vetëvlerësimin e ulët. Hulumtimet kanë zbuluar se nëse ushtroheni fizikisht për afro 20 minuta do të keni rezultate më të mira, për shkak se do të jeni më të përqendruar.

Meditoni

Studime të shumta shkencore kanë treguar se ka shumë përfitime pozitive në shëndet nga meditimi. Shoqata Amerikane e Mjekësisë thekson se meditimi është një praktikë e dobishme në jetën e çdokujt, ndaj duhet të njihet si një burim që ju bën më të lumtur.

Flini më tepër

Gjumi ndihmon trupin të rimëkëmbet, dhe gjithashtu ndihmon të përqendroheni e të jeni më produktivë. Gjumi i mirë ka një ndikim të fuqishëm mbi mënyrën se si ndjeheni gjatë gjithë ditës. Madje edhe akti i thjeshtë i të shkuarit në shtrat më herët është tregues i rëndësishëm për të përmirësuar humorin tuaj.

Jini sa më shumë mirënjohës

Pavarësisht peripecive, gjithmonë ka diçka për të qenë mirënjohës, duke nisur nga fakti që je duke jetuar dhe duke marrë frymë. Një studim tregon se duke shprehur mirënjohjen, depresioni mund të ulet dhe lumturia e kënaqësia e përgjithshme në jetën tuaj mund të rritet. Ndaj, sa herë të keni mundësi, mundohuni të shkruani gjërat për të cilat duhet të jeni mirënjohës, si dhe mundohuni t’i shprehni ato sa më shumë me personat që keni pranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!