Gjendet trupi i pajetë i fëmijës tjetër, që ra në liqenin artificial në Kosovë

schedule18:02 - 16 Qershor, 2020

schedule 18:02 - 16 Qershor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Kosovë ku dy fëmijë kanë humbur jetën në një liqe artificial.

Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Milloshevë në Prishtinë, ku fillimisht është nxjerrë i pajetë vetëm trupi i një fëmijë.

Ndërkohë pas orës 17 është nxjerrë pa shenja jete edhe fëmija i dytë i rënë në një pus në fshatin Milloshevë, rreth dy orë pasi ishte nxjerrë viktima e parë.

“Fillimisht, policia rreth orës 15 ka pranuar një informacion, se në një liqe të quajtur artificial që gjendet prapa nesh, fillimisht 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informacionet e para dyshohet se 2 prej tyre kanë hyrë brenda dhe nuk kanë arritur të dalin. Më pas, një fshatar që ka qenë afër, ka arritur që njërin nga viktimat ta nxjerrë. Policia e Kosovës, me njësitet e emergjencës, menjëherë kanë arritur në vendin e ngjarjes, dhe kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë fëmijë së nxjerrë nga fshatari, i cili gjithashtu ka tentuar t’i japë ndihmë, por fatkeqësisht, nga ekipet mjekësore është konstatuar se ka humb jetën. Ndërsa diku rreth orës 17 e 10, njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-së, kanë arritur ta nxjerrin edhe fëmijën e dytë”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!