Talenti i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit maj në Bundesliga. Me pesë gola të shënuar në katër sfida, 21 vjeçari gjerman e ka fituar këtë çmim.
Havertz ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Bundesliga përgjatë gjithë sezonit, duke udhëhequr Leverkusenin drejt shumë fitoreve të rëndësishme.
21 vjeçari gjithashtu është dhe një ndër lojtarët më të kërkuar këtë merkato, me Leverkusen që shpreson të grumbullojë të ardhura mbi 100 milion euro. Bayern është ekipi favorit, por interesimi nga të tjera skuadra “big” nuk mungon./abcnews.al
With five goals in four games, @kaihavertz29 has been named Bundesliga Player of the Month for May ? pic.twitter.com/QU6iJ0n98b
— B/R Football (@brfootball) June 16, 2020