“Sarri ka lindur dje, s’ka pikë personaliteti! Më trembi me deklaratën e fundit”

schedule14:57 - 16 Qershor, 2020

schedule 14:57 - 16 Qershor, 2020

Ulja e Maurizio Sarrit në stolin e Juventusit, krijoi idenë që bardhezinjtë do të fillonin të zhvillonin një futboll më të bukur. Diçka e tillë nuk po ndodh dhe skuadra rrezikon të humbasë titullin si rrallëherë në vitet e fundit.

“Zonja e Vjetër” doli në finalen e Kupës së Italisë pa fituar asnjë ndeshje kundër një Milani disa herë më të dobët dhe ka humbur sfidën e parë të raundit të 1/8 në Champions League kundër Lyon. Trajneri nuk bind askënd dhe kritikat janë shtuar.

LEXO EDHE: Sarri: Bëra një gomarllëk, e mbytëm Milanin për 30 minuta

Korit të tyre i është bashkuar edhe Luigi Cagni, ish-trajner italian. 70-vjeçari flet troç për TMW dhe fjalët e tij nuk do i pëlqejnë aspak trajnerit të Juventusit. “Sarri ka shumë gjëra për të mësuar, e di edhe vetë diçka të tillë.

Idetë e tij nuk përputhen me ato të Juventusit sipas mendimit tim. Më trembi me deklaratën e bërë pas ndeshjes me Milanin. Nuk mund t’i kërkosh Douglas Costës të luajë me 2-3 prekje, përndryshe nuk ke nevojë për lojtarë si ai, Dybala dhe Ronaldo.

Sarri nuk e ka akoma personalitetin e trajnerit të madh. Ka vetëm gjashtë vite në këtë post, ai ka lindur dje“, deklaron Gigi Cagni. /abcnews.al