“S’e shoh dot veten me ekip tjetër”, Ajax rinovon me goleadorin e njohur

schedule10:14 - 16 Qershor, 2020

schedule 10:14 - 16 Qershor, 2020

Jan Klaas Huntelaar feston 37-vjetorin e lindjes në gusht, por ai nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i njohur holandez, ka rinovuar kontratën me Ajax deri në verën e vitit 2021 (aktualja i përfundoi në 30 qershor).

Lojtari do të jetë pjesë e “Harkëtarëve” edhe sezonin e ardhshëm. Ai ndihet i lumtur për rinovimin dhe rrëfen se është i motivuar për të vijuar me shënimin e golave. “Unë me të vërtetë doja të vazhdoja të luaja dhe preferenca e parë ishte Ajax.

Nuk e shoh dot veten me një tjetër skuadër. Ndihem në formë, stërvitem me kënaqësi dhe jam i sigurt që do të jap kontributin tim në fushë për ekipin dhe shokët. E di që roli im ka ndryshuar me kalimin e viteve.

Jam menduar gjatë kohët e fundit. Bisedova me trajnerin dhe drejtorin sportiv. Të dy ma shfaqën se sa shumë Ajaxi dëshironte të vazhdonte me mua“, deklaron golashënuesi i 42 golave në 76 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Holandës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!