Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA i ka dhënë fund autorizimit emergjent për përdorimin e hidroksiklorokisës dhe klorokinës si trajtim për koronavirusin.
Këto dy medikamente presidenti amerikan Donald Trump i ka cilësuar si “një mrekulli nga Zoti” ndërsa nuk ka ngurruar që t’i marrë vetë për 14 ditë si masë parandalimi.
Bazuar në rishikimin e vazhdueshëm nga ana e FDA të provave shkencore në dispozicion, u përcaktua se medikamenti nuk ka të ngjarë të jetë efektiv në trajtimin e COVID-19 për përdorimet e autorizuara, ” njoftoi agjencia federale.
Po ashtu, në njoftim shtohej se “duke parë problemet e vazhdueshme kardiake dhe efektet e tjera serioze anësore, benefitet e njohura deri më tani, nuk i tejkalojnë rreziqet potenciale”
Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur ende në një kërkese nga mediat për koment për përfundimin e autorizimit të urgjencës për medikamentit në fjalë. /abcnews.al/