Halili për ABC News: Humbje që dhemb, ky rezultat ishte i rrezikshëm

schedule22:45 - 15 Qershor, 2020

schedule 22:45 - 15 Qershor, 2020

Refik Halili, presidenti i Tiranës, foli për ABC News pas humbjes së Tiranës 0-1 në “Niko Dovana” kundër Teutës. Në fjalën e tij, kreu i bardhebluve tha: “Humbje që dhemb shumë, nuk ishte mirë të shkonte ky rezultat.

Shpresoja të dilnim me sukses dhe në Durrës, por futbolli është futboll dhe mund të humbësh. Të mobilizohemi dhe të vazhdojmë përpara. Unë nuk kam frikë, por stafi dhe drejtuesit t’i vënë gishtin kokës dhe të shohin përpara.

Humbje të tilla janë të rrezikshme. Fitoret e Kukësit? Do të flasim për javët në vazhdim, t’i shohim ndeshjet me radhë dhe të ecim përpara”, u shpreh Halili./abcnews.al