Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovim apo largim? Kapiteni Aubameyang ia kalon topin Arsenalit

schedule09:13 - 16 Qershor, 2020

schedule 09:13 - 16 Qershor, 2020

Rinovimi me Pierre-Emerick Aubameyang është një nga çështjet që shqetëson Arsenalin. Kapiteni del lojtar i lirë në fund të sezonit të ardhshëm dhe zgjatja e bashkëpunimit është shumë larg.

Ofertat për sulmuesin nga Gaboni, nuk mungojnë dhe drejtuesit e Gunners mund të detyrohen ta shesin në këtë merkato vere. Aubameyang ka folur rreth së ardhmes për Telefoot, ku ndër të tjera thotë:

Ky është vendimi më i rëndësishëm i karrierës time. Kohët e fundit nuk kam marrë oferta. Kam biseduar me drejtuesit e klubit disa muaj më parë dhe ata e dinë pse nuk ka ndodhur akoma asgjë.

Unë dua të jem i sinqertë me të gjithë: ky është një moment shumë i rëndësishëm i karrierës time, një pikë kthese. Arsenali ka në dorë çelësat dhe u takon atyre të bëjnë lëvizjen e parë.

Të shohim se çfarë do të ndodhë. Padyshim që nuk do ta kem të lehtë, do të jetë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë“, deklaron 31-vjeçari afrikan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!