Dy gola në ekstreme të ndryshme vendosën fatet e sfidës Skënderbeu-Laçi, që u mbyll e barabartë 1-1. Ishin miqtë kurbinas ata që shënuan që në minutat e para të sfidës, duke kaluar në avantazh.
Portieri i Skënderbeut, Enea Koliçi, gaboi gjithçka në minutën e gjashtë, duke i “dhuruar” një penallti Laçit, pasi pengoi Grecën. Julian Shehu mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe shënoi.
Skënderbeu nuk u pajtua me rezultatin dhe tentoi disa herë golin e barazimit, por mbrojtja e kurbinasve dukej e pakalueshme. Gjithsesi, rezistenca e miqve do të binte në minutën e 88-të, pasi Krasniqi shënoi për vendasit dhe vendosi rezultatin final të sfidës, 1-1./acbnews.al
https://streamable.com/onjj8b
Superiore, java 29
Skënderbeu – Laçi 1-1
Krasniqi 88’ / Shehu (p) 7’