Mund të jetë e pakëndshme të bëni një dush të ftohtë, por uji i ftohtë është padyshim zgjidhja më e mirë për flokët tuaj në këmbim të disa përfitimeve kryesore për kujdesin e flokëve.
Përdorimi i ujit të ftohtë për të shpërlarë flokët tuaj, është një mënyrë e mirë për të siguruar që balsami që keni përdorur për t’i bërë flokët më të qëndrueshëm dhe të butë, të veprojë siç duhet.
Dermatologu Kally Papantoniou thotë se përdorimi i ujit të ngrohtë “mund të shpërndajë lipidet dhe të largojë shumicën e balsamit që keni përdorur“, shkruan The List.
Nëse përdorni ujë të ftohtë, flokët me shumë mundësi do të qëndrojnë me shkëlqim dhe të shëndetshëm si dhe gjithashtu, mbron poret e kokës nga papastëria, yndyrnat dhe vaji. Nëse poret janë të mbyllura, gjasat për rënien e flokëve janë të pakta.
Megjithatë, kur bëni dush zgjidhni një temperaturë ujit që mund ta duroni, dhe e është e rëndësishme përdorimi i ujit të ftohtë vetëm për shpërlarjen e fundit. /abcnews.al



