Dy makina Lamborghini me të njëjtën ngjyrë, janë përfshirë në një aksident në Singapor. Aventador S u përplas me një tjetër makinë të këtij lloji, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas mediave vendase, incidenti ka ndodhur në rrugën Sembawang, ku Aventador S që ka një vlerë prej 500 mijë dollarësh i ka rënë pas makinës tjetër të të njëjtit lloj, teksa ndodhej në kryqëzim.
Ndërsa nuk dihet kush do të paguajë dëmin që mund të shkojë në 1 milion euro, por në fund të fundit, askush nuk duket se ka vështirësi financiare. /abcnews.al


