Nga dhimbja e kokës tek alergjitë, si ndikon jastëku në shëndetin tuaj dhe ç’duhet të bëni

schedule08:59 - 14 Qershor, 2020

schedule 08:59 - 14 Qershor, 2020

Ndoshta nuk e keni ditur, por lloji i jastëkut që keni mund të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe shëndetin tuaj. Për shembull, nëse vuani nga aknet, një ndër shkaqet që mund të ndikojë është dhe jastëku. ‘Bright Side’ ka renditur disa nga efektet negative që vijnë prej tij, që duhet patur parasysh nga të gjithë.

Mund të keni dhimbje qafe

7 mënyra se si jastëku juaj mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Nëse ju flini në një anë, duhet të mbani një jastëk të fortë për të mbështetur qafën. Nëse fle me bark, të duhet një i butë, përndryshe do t’ju dëmtohet qafa ngaqë koka shtyhet pas. Nëse flini me shpinë do ju duhet një jastëk i butë.

Mund të keni dhimbje shpine

 

7 mënyra se si jastëku juaj mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Mënyra se si ju e mbështesni kokën, qafën dhe shpatullat në jastëk, mund të ndikojë edhe te shpatullat. Nëse fle me bark është më mirë të kesh një jastëk të sheshtë, përndryshe mund të krijosh parehati në shpinë. Ata që flenë në një anë, është e rëndësishme të kenë një jastëk mjaftueshëm të lartë për të mbajtur qafën dhe shpinën në një drejtim, ndërsa ata që flenë me kurriz duhet të zgjedhin një jastëk që do të mbështesë mirë qafën.

Mund t’ju krijohet dhimbje koke

7 mënyra se si jastëku juaj mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Nëse jastëku nuk e mbështet mirë qafën, do të keni dhimbje koke gjatë natës.

Mund t’ju shkaktojë alergji

7 mënyra se si jastëku juaj mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Nëse keni probleme me sytë, dhimbje koke, teshtima, ose ndiheni të lodhur, kjo vjen dhe nga jastëku. Duhet ta lani jastëkun rregullisht, që të shmangni alergjitë, por gjithashtu edhe probleme të astmës, ekzemës dhe sinusit.

Filloni të keni probleme me gjumin

7 mënyra se si jastëku juaj mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Jastëku mund të jetë arsyeja pse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë një sërë problemesh si deri në rritjen e rrezikut të diabetit, mbipeshës dhe presionit të lartë të gjakut.

Mund t’ju shkaktojë probleme me lëkurën

7 mënyra se si jastëku juaj mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Kur flini në bark apo në një anë, fytyra bie në kontakt me pjesën e jashtme të jastëkut, dhe të gjitha bakteret që fshihen në të mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë puçrra.

Mund të gërhisni

7 mënyra se si jastëku juaj mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Një jastëk i parehatshëm ose i fortë që shtyn kokën përpara mund t’ju bëjë që të gërhisni. Dhe nëse jeni alergjikë ndaj pluhurit, inflamacioni në hundë dhe fyt mund të bllokojë rrugët e frymëmarrjes duke bërë që të gërhisni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!