Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duhet të hiqni dorë sa më parë, 10 gabimet që bëni kur karikoni telefonin tuaj

schedule09:18 - 13 Qershor, 2020

schedule 09:18 - 13 Qershor, 2020

Mënyra se si karikoni telefonin tuaj mund të jetë e gabuar, ndonëse këtë gjë nuk e bëni me vetëdije. Bright Side sjell disa këshilla në lidhje me mënyrën e duhur për të karikuar telefonin, që ndikojnë në jetëgjatësinë e baterisë, dhe që shmangin rreziqet të tjera të mundshme.

E lini gjithmonë karikuesin në prizë

Kur e lini ushqyesin në prizë harxhon energji elektrike, edhe nëse telefonin nuk e keni të vendosur. Nëse e lini shumë gjatë, transformatori mund të shpërthejë nga nxehtësia.



E karikoni baterinë në 100 përqind

Nëse e karikoni baterinë e telefonit tuaj në 100% çdo herë, kjo do të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Çdo bateri ka një numër të saktë të cikleve të ngarkimit dhe nëse gjithmonë e karikoni atë në 100%, këto cikle do të përfundojnë më shpejt.

E lini baterinë që të bjerë në 0 përqind

Nëse e lini baterinë në zero, do të ulni jetëgjatësinë e saj.

E lini telefonin të karikohet gjatë gjithë natës

Përveçse harxhon energji elektrike, lënia e telefonit në karikim gjatës natës bën që kjo të ngarkohet më shumë seç duhet.

E përdorni telefonin teksa po karikohet

Përdorimi i telefonit teksa po merr bateri, mund ta mbingarkojë atë.

E karikoni telefonin edhe kur bateria është mbi 20%

Karikimi i vazhdueshëm i telefonit tuaj është i gabuar, pasi bën që bateria të zgjasë më pak. Duhet karikuar vetëm atëherë kur është e nevojshme: kur është nën 20%, por të paktën mbi 5%.

Nuk e hiqni mbajtësen e telefonit kur është në karikim

Nëse nuk e hiqni mbrojtësen kur karikoni telefonin, mund të bëjë që bateria dhe pjesët e tjera të telefonit të nxehen. Para se ta vendosni në karikim, hiqeni mbrojtësen në mënyrë që bateria të “marrë frymë”.

Përdorni karikues të lirë dhe jo cilësor

Nëse nuk përdorni ushqyesin e duhur, energjia që transmetohet në bateri mund të jetë shumë e lartë ose shumë e ulët. Kjo mund të shkaktojë mbinxehje ose procesi i karikimit mund të jetë shumë i ngadaltë.

Përdorni aplikacione të panjohura të baterisë që e vënë baterinë nën tendosje

Aplikacionet e krijuara nga burime të panjohura dhe jo të vlerësuara nga prodhuesit e smartphoneve, mund të vendosin baterinë nën tendosje dhe të shkarkojnë reklama të padëshiruara në telefonin tuaj.

Karikoni telefonin nga laptopi juaj

Shpesh laptopët përdoren për të ngarkuar telefonat me bateri, por ky proces është më i gjatë sesa përdorimi i prizave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!