Ka nisur me një numër të reduktuar pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout të Laçit. Gazetari Ahmet Zani raporton për abcnews.al se në mesnatë fluksi është shtuar.
Pelegrinët të ardhur thuajse nga i gjithë vendi, kanë kryer ritet fetare pranë kishës, e njohur si ndër 6 vendet e shenjta të pelegrinazhit të globit.
Pader Ndue Toplana shprehet, se jo si çdo vit, pjesëmarrja në ritualin e kësaj dite është në një numër më të ulet nga kushtet e krijuara si rezultat i situatës pandemike.
Pelegrinazhi nis në 17 mars që është e marta e parë dhe kulmon të martën e 13-të, që është edhe dita e festes.
Pas pelegrinazhit te kryer për 12 të marta rresht ata grumbullohen në këtë vend të shenjtë për të kaluar natën mes 12 dhe 13 qershorit, datë që shënon edhe kulmin e kësaj ngjarjeje. /abcnews.al