Vetëm pak ditë më parë u publikua bashkëpunimi i shumëpritur, mes Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës.
Një këngë ritmike e gërshetuar me fjalë të freskëta vere menjëherë vodhi vëmendjen e të gjithëve, duke u dëgjuar gjithandej, e kjo e bëri të mundur që vetëm në dy ditë ky bashkëpunim të numërojë mijëra klikime në Youtube.
Së fundmi ka qenë vetë Albani ai i cili nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram” ka treguar se melodia e kësaj kënge është duke u dëgjuar masivisht në Itali, Gjermani dhe Britani, çka përkthehet në një sukses të jashtëzakonshëm për dyshen e kantautorëve.
Epo fundja nuk kishte si të ndodhte ndryshe si çdo këngë tjetër e tyre dhe kjo pritej të ishte një sukses./abcnews.al