Protestë ndaj qeverisë, brazilianët shndërrojnë plazhin në “varre masive”

schedule10:30 - 12 Qershor, 2020

schedule 10:30 - 12 Qershor, 2020

Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, u shndërrua “në një varrezë masive”, pasi një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë.

Anëtarët e një organizate jo qeveritare filluan të gërmojnë njëqind varre në rërë, vendosën disa kryqe dhe flamuj të Brazilit për të theksuar numrin e lartë të vdekjeve nga COVID-19.

Brazili renditet pas Shteteve të Bashkuara përsa i përket numrit të infektimeve dhe kaloi Italinë me numrin e viktimave.

Presidenti i së djathtës ekstreme Jair Bolsonaro ka minimizuar peshën e pandemisë dhe i ka shtyrë qeveritë lokale të heqin masat e karantinës, duke dërguar sinjale kontradiktore për brazilianët nëse do të përdorin maska ​​ose do të praktikojnë distancën sociale.

“Presidenti nuk e ka kuptuar që kjo është një nga krizat më dramatike në historinë e Brazilit”, tha organizatori Antonio Carlos Costa, i cili kritikoi Bolsonaro për mungesën e solidaritetit.

“Familjarët po vajtojnë  për të afërmit që kanë humbur dhe kudo ka papunësi dhe uri,” tha ai.

Por jo të gjithë mbështetën protestën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!