Tirana e pandalshme, Xhafa: Vazhdojmë kështu, nuk e kemi humbur ritmin!

schedule19:53 - 11 Qershor, 2020

schedule 19:53 - 11 Qershor, 2020

Zv. trajneri i Tiranës, Erion Xhafa, foli pas fitores 5-1 të bardhebluve kundër Besëlidhjes, me ekipin kryeqytetas që hodhi një hap të madh drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Xhafa, për Supersport, tha se ekipi ka ruajtur ritmin e duhur dhe shpreson që të vazhdojë në këtë rrugë.

NDESHJA – “Pas një pushimi të gjatë, frika jonë ishte se si do të riktheheshim. Nuk e kemi humbur ritmin dhe intensitetin e lojës. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë”.

LEXO EDHE: Plori: Diferencë e madhe me Tiranën, u lodhëm. Kam rezerva për penalltinë

AKUZAT – Nuk jemi nga ekipet që e kemi respektuar më pak karantinën.. Kemi parë ekipet e tjera që janë stërvitur në grupe 2-3 veta. Në kushtet që jemi stërvitur ne me stadium dhe fushë apo dhe Kodrat e Liqenit, lojtarët kanë bërë shumë mirë. Është entuziazmi që rritet nga fitorja në fitore”, u shpreh zv. trajneri i Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!