Trajneri i Bylisit, Vejlko Dovedan, foli pas fitores së skuadrës së tij 1-0 ndaj Skënderbeut në Ballsh, në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë mes dy skuadrave.
LEXO EDHE: Daja: Kemi edhe 90 minuta për të luajtur, rotacioni ishte i pashmangshëm
Sipas strategut të ekipit ballshiot, ky rezultat nuk vlen asgjë, pasi skuadra e tij duhet të kishte shënuar më shumë se vetëm një gol. Në fjalën e tij për Supersport, Dovedan tha:
“Rezultati 1-0 nuk është asgjë, është zero. Kishim shanse të shënonim 2 ose 3 gola. Tani kemi probleme. Objektiv parësor? Ndeshjen me Vllazninë e kemi takimin e radhës. Është takim shumë i vështirë”, u shpreh trajneri i Bylisit./abcnews.al