Ish-kreu i KED dhe anëtari i Gjykatës së lartë Ardian Dvorani ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili vendosi për përfundimin e ushtrimit të detyrës së tij.
Sipas Dvoranit, vendimi i KLGJ është një gafë juridike e paimagjinueshme dhe se duhet të presë arsyetimin që do të bëj KLGJ në lidhje me këtë çështje.
LEXO edhe: Beteja e Presidentit, KLGj vendos: Ardian Dvorani largohet nga detyra, ikën edhe nga KED
“Për momentin nuk kam reagim. Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qene 6 me 4”, tha Dvorani në reagimin e tij për median./abcnews.al