Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi sot menaxhimin spanjoll dhe maroken të krizës së emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceuta, duke vlerësuar se situata u zgjidh “në mënyrë efikase dhe efektive”, ndërsa në të njëjtën kohë bëri thirrje për një përgjigje të vetme evropiane të bazuar në solidaritet.
Von der Leyen deklaroi në një letër drejtuar Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, se donte të lavdëronte kthimin e shpejtë të personave që hynë ilegalisht në Ceuta nga Maroku, raporton gazeta spanjolle Pais.
“Autoritetet spanjolle dhe marokene e menaxhuan këtë situatë në një mënyrë efikase dhe efektive, duke parandaluar me sukses kalimin e paligjshëm drejt pjesës kontinentale të Spanjës dhe Evropës”, deklaroi ajo.


