Pezullohet lundrimi në Vlorë, trageti nga Italia do të vije të dielën

schedule14:34 - 31 Mars, 2018

schedule 14:34 - 31 Mars, 2018

Moti i keq ka bllokuar sërish punën në portin e Vlorës.  Trageti i linjës Vlorë -Brindizi nuk është nisur nga brigjet italiane dhe pritet të lundrojë vetëm ditën e nesërme.

Pezullimi i lundrimit për këtë të shtunë është njoftuar nga kapiteneria e portit të Vlorës.

Në vendstrehime janë ankoruar edhe peshkarexhat e varkat e vogla të peshkimit .

Njoftimi është dërguar edhe në portin e jahteve, ku ndalohet rreptësisht lundrimi në det.

Sakaq, dallgëzimi në det të hapur është 7-8 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!