Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse është e rëndësishme t’i përqafoni fëmijët rregullisht

schedule15:53 - 11 Qershor, 2020

schedule 15:53 - 11 Qershor, 2020

Një përqafim në ditë e mban mjekun larg! Nuk ka dyshim se përqafimi na bën të ndihemi mirë, megjithatë përveç kësaj, ky proces sjell shumë përfitime të tjera, veçanërisht kur bëhet fjalë për zhvillimin e fëmijëve. Disa nga përfitimet që vijnë nga përqafimet, të renditura nga Bright Side:

Përqafimet i bëjnë fëmijët të lumtur

Përqafimi jo vetëm që rrit vetëvlerësimin e një fëmije, por gjithashtu i ndihmon ata të qëndrojnë optimistë.



Përqafimet i mësojnë fëmijët të zhvillojnë empatinë

Përqafimi i tregon fëmijës tuaj vlerën e empatisë. Ndodh kur ata arrijnë të kuptojnë se si mund të ndihen të tjerët. Prandaj, një përqafim është një mësim i mirë për t’u treguar fëmijëve tuaj se çfarë do të thotë t’i doni të tjerët.

Përqafimet ndikojnë në zgjuarsinë e fëmijëve

Fëmijët kanë nevojë për stimulim të ndryshëm ndijor për zhvillimin e tyre. Kjo është arsyeja pse prekja fizike është thelbësore për ta. Studimet kanë treguar se përqafimi kontribuon në zhvillimin e tyre.

Përqafimet ndikojnë në shëndetin e tyre

Hormoni i oksitocinës, i cili lëshohet gjatë përqafimit, ka një sërë përfitimesh pozitive dhe njëra prej të cilave ndikon në shëndetin e fëmijës, duke përmirësuar sistemin e tyre imunitar.

Krijojnë një lidhje të fortë midis një fëmijës dhe prindit

Përqafimet ndikojnë në rritjen e besimit dhe në uljen e ndjenjës së frikës. Gjithashtu përmirëson ndjenjat e fëmijëve për sigurinë dhe forcon lidhjen prindër-fëmijë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!