Albert Einstein, Issac Newton dhe Mark Zuckerburg njihen si ndër personat më inteligjentë në të gjithë botën. Por William James Sidis, për të cilin ndoshta nuk keni dëgjuar asnjëherë, kishte një koeifiçent inteligjence midis 250 dhe 300.
William James Sidis ishte një matematikan i jashtëzakonshëm, që fliste shumë gjuhë dhe gjithashtu një autor i talentuar. “Bright Side” ka hedhur dritë mbi historinë e jetës së tij, dhe mbi arsyen se përse nuk është aq i njohur sa duhet të ishte.
Në moshën 8-vjeçare, ai mund të fliste 8 gjuhë
Ishte vetëm 18 muajsh, kur filloi të lexonte gazetën The New York Times, ndërsa në moshën 8-vjeçare ai mësoi latinisht, greqisht, frëngjisht, rusisht, gjermanisht, hebraisht, turqisht dhe armenisht. Përveç këtyre, ai gjithashtu shpiku gjuhën e tij që e quajti “Vendergood “.
Ishte personi më i ri që u regjistrua në Harvard
Babai i tij u përpoq ta regjistronte në Harvard, por u refuzua pasi William ishte vetëm 9-vjeç. 2 vite më vonë, instituti e pranoi dhe Uilliam u bë personi më i ri që u pranua në Harvard në vitin 1909.
Bëri një jetë të izoluar
Pas diplomimit, Uilliam u tha gazetarëve se dëshironte të bënte një jetë ‘perfekte’, dhe kjo sipas tij ishte në rrinte në vetmi.
U dënua me 18 muaj burg
William u arrestua në 1919 pas një protestë të dhunshme në Boston, ku u dënua me 18 muaj burg. Prindërit e tij gjetën një mënyrë për ta shpëtuar nga burgu, duke e mbajtur mbyllur në shtëpi për dy vite.
Vdiq në moshë të re
Personi që mund të ndryshonte botën, vdiq në moshën 46-vjeçare, për shkak të një hemoragjie celebrale. /abcnews.al


