Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krem kundër diellit apo make up me SPF të lartë, çfarë thonë dermatologët

schedule14:24 - 11 Qershor, 2020

schedule 14:24 - 11 Qershor, 2020

Përdorimi i kremit të diellit është i domosdoshëm kur dilni nga shtëpia, sidomos gjatë stinës së verës. Por, shpesh janë të shumtë ata që në vend të kremit të diellit, e konsiderojnë të mjaftueshme të përdorin produkte make up-i me faktor mbrojtës të lartë.

Por a është kjo mënyra më e mirë e bukurisë dhe mbrojtjës absolut ndaj diellit? Dermatologia Leslie Baumann, thotë se grimi nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër diellit.

Por, që të kombinosh produktet kozmetike me kremin e diellit duhet së paku të ndiqen disa hapa. Së pari, është e rëndësishme të zgjidhni një krem dielli me faktor të lartë mbrojtës.



Sipas ekspertëve, rekomandohet që kremi të jetë hidratues i mirë, por në të njëjtën kohë, edhe të ofrojë mbrojtje të lartë për rrezet (do të thotë njëkohësisht mbrojtje kundër rrezeve UVA dhe UVB), me SPF të paktën 15. Pas aplikimit, lëreni kremin e diellit ta përthithë e gjithë lëkura, dhe më pas filloni me grimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!