Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krijuar në nder të viktimave të sulmeve terroriste, gjendet piktura e vjedhur e Banksy

schedule13:23 - 11 Qershor, 2020

schedule 13:23 - 11 Qershor, 2020

Një vepër arti e artistit britanik të grafiteve Banksy, e cila u vodh vitin e shkuar nga salla e koncerteve “Bataclan” në Paris është gjetur nga policia në Itali. BBC shkruan se piktura u gjet në një fermë në rajonin Abruzzo, ndërsa prokurori Michele Renzo, tha se piktura u gjet falë një bashkëpunimi të prokurorisë me policinë franceze.

Piktura që përshkruan figurën e një femre me një shprehje të zymtë, u realizua për të përkujtuar viktimat e sulmit terrorist në vitin 2015 në këtë teatër. Vepra e përshkruar si “një simbol i kujtimit”, ishte një nga seria e veprave të artit, të artribuuara që u shfaqën në Paris në Qershor 2018.

Sulmi terrorist në Bataklan ndodhi gjatë një koncerti, kur salla ishte e mbushur plot dhe ishte pjesë e një sërë sulmesh të tjera të koordinuara në Paris. Asokohe, terroristët targetuan dhe restorante, kafenetë si dhe stadiumin kryesot të qytetit. Për pasojë mbetën të vrarë 130 persona dhe gati 500 të tjerë u plagosën, ndërsa ISIS mori përsipër përgjegjësinë për sulmet terroriste. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!