Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Disa arsye pse nuk duhet të flini kurrë me flokë të lagur

schedule12:56 - 11 Qershor, 2020

schedule 12:56 - 11 Qershor, 2020

Shpesh, ndodh që të shtriheni në shtrat me flokë të lagur. Në dukje mund të mos ketë asnjë rëndësi, por në fakt ka shumë efekte anësore.  Nëse ndonjëherë keni patur ndjesinë sikur ju kruhet koka dhe ju djeg, kjo është arsyeja. Shpesh, fajin për këtë e gjeni tek shampoja, por jo.

Nëse shkoni në shtrat me flokë të lagur, shanset janë që të zgjoheni me dhimbje koke. Shumë ekspertë besojë se fjetja me flokë të lagur ul temperaturën e trupit dhe kjo shkakton dhimbje koke ndërsa trupi përpiqet të ngrohet.

Por përpos probleme shëndetësore, fjetja me flokë të lagur ndikon edhe në dukjen e tyre. Flokët do të duken më të dobët dhe pa volum. Gjithashtu, mund të krijohet zbokth dhe të bëhen me maja të dyfishta, sipas “Experts Home Tips”.  Ndër të tjera,  nëse bëni këtë veprim mund të dobësoni sistemin imunitar, gjë që iu bën më të predispozuar që të merrni ndonjë virus. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!