Klubet e Premier League po vazhdojnë përgatitjet për rifillimin e kampionatit. Gjithçka në ishullin britanik pritet të startojë në 17 qershor, ku që në ndeshjen e parë pritet një supersfidë mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, ka bërë një gjest shumë të bukur disa orë më parë. Egjiptiani ishte duke shkuar në qëndrën stërvitore dhe ndaloi në një pikë karburanti për të furnizuar makinën.
Anësori i “The Reds” që njihet për sjelljen e tij shembullore jashtë fushe, vendosi të pagojë për të gjithë ata që ishin aty. Gjesti i tij tashmë po bën xhiron e internetit. Thjesht për tu duartrokitur ylli i Liverpool. /abcnews.al